Telegrafi

Kosova luan ndaj Britanisë së Madhe në kualifikimet për Evropianin e hendbollit

(Foto: kosovahandball.info)

Skuadra e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka mësuar të mërkurën edhe kundërshtarin e parë në kualifikimet për Euro 2026. Në Vjenë janë tërhequr shortet për dy gara të ndryshme.

Kështu Përfaqësuesja e jonë përballet me Britaninë e Madhe në raundin promovues të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2026.

Ndeshjet janë në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa ekipi jonë është nikoqir në ndeshjen e parë.

Synimi është që të kalohet Britania e Madhe, përkatësisht kalimi në fazën kryesore të kualifikimeve për Evropian.

Letonia-Luksemburgu dhe Belgjika-Qipro janë çiftet tjera të raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026.