Kombëtarja e Iranit pritet të jetë kundërshtari i radhës i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Kosova luajti para disa ditësh ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë, të cilët i mposhti me rezultat të pastër 3-0.
Megjithatë, miqësorja e dytë e paraparë ndaj Bregut të Fildishtë u anulua nga shteti afrikan.
Droja ishte se drejtuesit e Kosovës nuk do të mund të gjenin kundërshtarin e radhës për miqësore ndërkombëtare, por ai tashmë është gjetur.
Sipas burimeve të Telegrafit, është kombëtarja e Iranit, e cila do të ndeshet me Kosovën në takimin e dytë miqësor të “Dardanëve” në datat e UEFA-s.
Kjo ndeshje mes Kosovës dhe Iranit pritet të zhvillohet me datë 3 qershor në Stamboll të Turqisë.
Vlen të theksohet se edhe Irani kishte paraparë miqësore ndaj Greqisë, por të cilët e kishte anuluar shkaku i disa sponsorëve. /Telegrafi/