Islanda është kundërshtari i radhës i Kosovës për eliminatoret në Rusi 2018.
Islandezët kanë marrë 7 pikë në katër ndeshje, duke fituar dy ndeshje, barazuar një dhe humbur një.
Kosova në anën tjetër nga katër ndeshje ka 1 pikë e arritur në barazimin me Finlandën.
Islanda në një vend me 323 mijë banorë në kampionatin e fundit kishte arritur të kalonte deri në çerekfinale, duke u kthyer në skuadrën favorite të shumë njerëzve në botë.
Skuadra e Islandës mposhti Anglinë 2-1 në fazën pas grupeve me golat e Ragnar Sigurdsson dhe Kolbein Sigthorrson, ndërsa Wayne Rooney kishte shënuar për anglezët, shkruan Telegrafi.
Kjo është fitoja më madhe në histori të kësaj kombëtare.
Më poshtë mund ta gjeni formacionin dhe emrat e lojtarëve që shënuan këtë ditë historike për shtetin e vogël që do të luajë me Kosovën me 24 mars në Shkodër. /Telegrafi/
Portier: Hannes Halldorsson
Mbrojtës i djathtë : Birkir Mar Sævarsson
Mbrojtës qendre: Kari Arnason
Mbrojtës qendre: Ragnar Sigurosson
Mbrojtës i majtë: Ari Freyr Skulason
Mesfushor: Jahann Berg Guomundsson
Mesfushor: Aron Gunnarsson
Mesfushor: Gylfi Sigurosson
Mesfushor: Birkir Bjarnason
Sulmues: Kolbeinn Sigthorsson
Sulmues: Jon Bodvarsson
Formacioni