Kosova e përbërë kryesisht me futbollistë të rinj e ka zhvilluar seancën stërvitore në prag të ndeshjes së nesërme miqësore kundër Armenisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.
Paraparakisht në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi Alain Giresse dhe futbollisti Lindon Emërllahu.
Tekniku francez ka në dispozicion 22 lojtarë për dy miqësoret e kësaj jave, ku fillimisht luan ndaj Armenisë.
Dardanët do të luajnë edhe të shtunën kundër Ishujve Faroe.
Giresse ka thënë se këto dy miqësore do t’i shërbejnë atij për të parë potencialin e futbollistëve të rinj. /Telegrafi/