Site icon Telegrafi

Kosova llogarit në shqiptarët e Malit të Zi

FBK-ja beson se këta lojtarë mund t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës, ndërsa zyrtarë të saj kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për lojtarë që luajnë në Spanjë, Ukrainë dhe SHBA.

Sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha, nuk ka përmendur emra të lojtarëve, por besohet se njëri prej lojtarëve që do t’i bëhet ofertë për të luajtur për Kosovën është Halil Kanaceviq.

Kanaceviq luan për skuadrën spanjolle Zaragoza, ndërsa është shqiptaro-amerikan me prejardhje nga Mali i Zi. Ai ka disa paraqitje për U-20 të Malit të Zi, ndërsa pos në SHBA ka luajtur për Virtus Roman në Itali dhe Union Olimpijan në Slloveni. FBK-ja po ashtu do të kontaktojë edhe lojtarë nga Kosova që bëjnë karrierë në SHBA e në vende evropiane.

"Federata e Basketbollit të Kosovës shumë shpejt do të nisë punën për të kontaktuar Lis Shoshin e Kenan Spahiun e po ashtu edhe tre lojtarë shqiptarë nga Mali i Zi që nuk kanë luajtur si seniorë për asnjë shtet. FBK-ja ka të drejtë që ta natyralizojë edhe një basketbollist dhe me gjasë një gjë të tillë do ta bëjë", ka thënë Hoxha të dielën për gazetën. 

Exit mobile version