Telegrafi

Kosova lejon mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e vet

Autoritetet kosovare kanë lejuar që brenda territorit të Kosovës të lejohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Sipas kësaj marrëveshje, palët janë dakorduar që të ndiqen praktikat e krijuara më parë dhe modalitetet e zbatuara në vitin 2017.

“Sipas praktikës së vendosur, një kërkesë është pranuar nga Beogradi dhe është arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës”.

“Janë marrë të gjitha masat për të ofruar sigurinë e stafit dhe votuesve. Do të ndiqen të gjitha masat paraprake për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Kosovë”.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë, Jeff Bieley, njofton Klan Kosova.

-Më 21 qershor, Misioni i OSBE-së në Kosovë do të zhvillojë një koleksion të votave në lidhje me zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Ky operacion ndjek praktikën e krijuar më parë dhe modalitetet e zbatuara në vitin 2017.

-Ky është një operacion i OSBE-së për mbledhjen e votave. Është zhvilluar sipas modaliteteve të dakorduara të përcaktuara më parë në vitin 2012 dhe të njëjtat specifika sikur në vitin 2017.

-Sipas praktikës së vendosur, një kërkesë është pranuar nga Beogradi dhe është arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës.

-Janë marrë të gjitha masat për të ofruar sigurinë e stafit dhe votuesve. Do të ndiqen të gjitha masat paraprake për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Kosovë.

-Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen të dielën (21 qershor, 2020).