Site icon Telegrafi

Kosova kursehet nga gjigantët në kualifikime për Eurobasket

Por Kosova në debutimin në gara ndërkombëtare do të kursehet nga përballjet me përfaqësueset më të forta të kontinentit të vjetër shkruan Koha Ditore.

Shorti për kualifikime do të tërhiqet të premten në Mynih të Gjermanisë, ndërsa kualifikimet do të mbahen në muajin shtator.

"Eurobasket 2017" do të mbahet prej 31 gushtit deri më 17 shtator të vitit të ardhshëm në Turqi, Izrael, Finlandë e Rumani. Këto katër shtete kualifikohen direkt për në “Eurobasket”.

Në evropianin e ardhshëm të koshit direkt kualifikohen edhe shtatë të parët nga "Eurobasket 2015", përkatësisht Spanja, Lituania, Franca, Serbia, Greqia, Italia dhe Çekia.
 

Exit mobile version