Por, në përgjigjen që ka marrë gazeta nga Zyra e shtypit e Federatës së Futbollit të Lituanisë nuk janë zbuluar detaje të tjera, meqë thuhet se ende janë në shqyrtim të ofertave për ndeshjen e dytë të muajit mars. Lituania ka zyrtarizuar kundërshtarin e parë për javën e lirë të FIFA-s për miqësore. Më 23 mars do të luajë kundër Rumanisë. Datat e lira të FIFA-s për ndeshje miqësore janë nga 21 deri më 29 mars. Dhe, mes datave 27 e 29 mars mund të luajë edhe më Kosovën, me gjasë në Gjermani.
“Kemi ofertë prej Kosovës për të zhvilluar ndeshje miqësore dhe si bord jemi duke e diskutuar këtë ofertë. Për momentin nuk mund të zbulojmë më shumë, pasi nuk dihet nëse do të luajmë apo jo me Kosovën”, thuhet në përgjigjen e zyrës së mediave të FFL-së dhënë Kohës Ditore.