Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e radhës, në kampin nacional para ditën e ditës së martë.
Në fushë janë paraqitur të gjithë futbollistët përveç dy prej tyre.
Sulmuesi i Lille, Edon Zhegrova nuk ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore të Dardanëve.
Në këtë stërvitje është vërejtur edhe mungesa e mbrojtësit të Torinos, Mërgim Vojvoda i cili u ftua nga Gliha pas lëndimeve të Ismajl Bekës dhe Leart Paqaradës.
Sa i përket Zhegrovës, vet përzgjedhësi Primoz Gliha ditën e djeshme në konferencë për shtyp konfirmoi se grumbullimi i tij është në dyshim shkaku i lëndimit.
Mbetet të shihet më vonë nëse dyshja në fjalë do t’i bashkohen Dardanëve apo kanë humbur këtë grumbullim shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/