Site icon Telegrafi

Kosova kërkon të marr pjesë me nëntë boksierë në Kampionatin Evropianin që mbahet në Beograd

Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se do të marrë pjesë me tetë boksierë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Beograd të Serbisë.

Kjo ngjarje do të zhvillohet nga data 15 prill deri më 29 prill të këtij viti.

Ndërkohë, para nisjes së turneut, Federata e Boksit i ka dërguar letër Federatës Ndërkombëtare të Boksit, Federatës Evropiane dhe asaj të Serbisë që të zbatohen masat dhe udhëzimet që sportistët kosovarë të përfaqësohen me emblemë të Kosovës, njësojë si të tjerët.

Kjo ka ndodhur në të kaluarën me sportistët kosovarë, sidomos me boksin, ku nuk ishin lejuar që të garojnë me standarde të njëjta sikurse pjesëmarrësit e tjerë.

“Federate e boksit me 29.02.2024 ka dërguar letër officiale Federatës ndërkombetare IBA, Federatës Europiane EUBC, Federatës së boksit të Serbisë, ku ishin të informuar dhe Ministria e Rinis Kulturës dhe Sportit (MKRS), Ministria e punëve të jashtme të Kosovës ku FBOXK ka kërkuar qe të zbatohen masa dhe udhëzime strikte që garantojnë mundësit të barabarta për të gjithë sportistët, pavarësisht nga gjinia, kombësia apo çdo karakteristikë tjetër që mund të jetë bazë për diskriminim, të lejohet Përfaqësimi i Kombëtares me uniforma dhe embleme të Republikës së Kosovës si të gjitha shtetet pjesëmarrëse”, thuhet në njoftim.


Ky është ekipi i Kosovës që është bërë kërkesë për të marr pjesë në garë:

1/ Boksier 54kg – Bashkim Bajoku

2/ Boksier 60kg – Lorent Murati

3/ Boksier 67kg – Shpëtim Bajoku

4/Boksier 71kg – Patriot Behrami

5/ Boksier 75kg – Jozef Rrasi

6/ Boksier 86kg – Taulant Jakupi

7/ Boksier 92kg – Donat Syla

8/ Boksier +92kg – Shpejtim Shabani

Femrat:

9/ Boksiere 60kg – Donjeta Sadiku

Trajner -Musli Zymberi

Trajner – Faton Xhakli

Trajnere – Marjola Sallauka

Gjyqtar – Latif Demolli


/Telegrafi/ 

Exit mobile version