Site icon Telegrafi

Kosova kërkon suksesin në Turqi, ku kishte luajtur 20 vite më parë

(Foto: kosovahandball.info)

Palestra e njëjtë, por dy dekada më vonë.

Skuadra e hendbollit e Kosovës është kthyer në “Porsuk Sport Salonu” në Eskishehir të Turqisë, ku nesër (e mërkurë) zhvillohet ndeshja ndaj Turqisë, e vlefshme për fazën e parë kualifikuese për ‘Botërorin 2023’ në hendboll.

Në palestrën e njëjtë në javën e parë të shtatorit u luajtën dy ndeshje të Kosovës me skuadrën Kiliçoglu, ku Verim Zherka kishte luajtur për katër vite.

(Foto: kosovahandball.info)

Ishin ndeshjet e para të Përfaqësueses së Kosovës në hendboll pas luftës. Në vitin 2001 ishte shkruar një kapitull i rëndësishëm për hendbollin kosovar.

Nesër (e mërkurë) nga ora 18:00 me kohën lokale (16:00 sipas kohës në Kosovë), shpresojmë të shkruajmë kapitull tjetër të suksesshëm.

Exit mobile version