Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore brenda katër ditës.
Djelmoshat e Bernard Challandes, do të luajnë sot në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville, 20 km afër Parisit, përballë Burkina Fasos.
Para katër ditësh ata shënuan fitore ndaj Madagaskarit (1-0) me golin e shënuar nga Edon Zhegrova, në të njëjtin stadium.
Kjo ishte ndeshja dëbuese e trajnerit Challandes prej se mori drejtimin e Kosovës në fillim të këtij muaji.
Kosova vjen nga një seri e mirë e ndeshjeve miqësore, pasi që fitore kishin arritur edhe vitin e shkuar ndaj Letonisë.
Atë ndeshje Kosova e kishte fituar me rezultat 4-3.
Sot përballë Kombëtares afrikane të Burkina Fasos kërkohet fitorja e tretë me radhë edhe pse kundërshtari mbetet shumë i vështirë.
Ndeshja zhvillohet nga ora 18:oo, ndërsa trajneri Challandes pritet të luajë me përbërjen më të mirë./Telegrafi/