Telegrafi

Kosova kërkon 200-300 milionë dollarë kredi nga FMN

Rexhepi foli për gazetarët në Vjenë javën e kaluar gjatë forumit ekonomik. "Është ende thjesht një negociatë dhe nuk është finalizuar asgjë", tha ai. Sipas tij, Kosovës i nevojiten këto para për nevoja likuiditeti dhe kredia mund të jetë afatshkurtër. FMN u konsultua me qeverinë e Kosovës për projektbuxhetin e vitit 2010 gjatë muajit tetor dhe bisedimet vazhdojnë.

Kosova u anëtarësua këtë vit në institucionet financiare ndërkombëtare me të drejta të plota dhe tani ka mundësinë të kërkojë kredi të buta për zhvillim. FMN ka paralajmëruar më herët qeverinë e Kosovës të jetë e kujdesshme me shpenzimet, e shqetësuar nga tendenca e qeverisë për të përdorur rezervat financiare të krijuara nëpër disa ndërmarrje shtetërore për të rritur shpenzimet e qeverisë, pa marrë parasysh pasojat afatgjata që mund të sjellë kjo situatë.