Telegrafi

Kosova kërkon 172 prona në ish-republikat jugosllave

Kjo ministri bashkë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit kanë themeluar një Komision të përbashkët kastile për çështjen e pronave të ndërmarrjeve kosovare në shtetin e dikurshëm. Ky komision ka identifikuar pronat e ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në shtetet e dala nga shthurja e Jugosllavisë.

Në bazë të një dokumenti, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta, në ish-republikat e Jugosllavisë gjenden 172 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës, shkruan, kjo e përditshme.

Më së shumti prona të ndërmarrjeve kosovare ka në Serbi, ku janë gjithsej 104, pastaj në Mal të Zi dyzet e dy, në Bosnjë dhe Hercegovinë pesëmbëdhjetë, në Kroaci gjashtë, në Maqedoni katër dhe në Slloveni një.

Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami, ka thënë se për diskutimin e çështjes së pronave do të fillohet me Malin e Zi, vendin që deri tash ka manifestuar më së shumti konstruktivitet. /Telegrafi/