“UEFA dhe Federata e Futbollit e Serbisë duan t’i sigurojnë të gjithë se ëndrra e Kosovës nuk do të bëhet realitet. Përderisa shumë vende nuk e kanë njohur shtetin e vogël të Ballkanit, situata sportive mbetet e vështirë”, shkruan ‘sport.ch’, e cila në foto ka vënë takimin e para dy viteve, Franz Bekenbauer – Behgjet Pacolli.
Në votimet e UEFA-s më 2012-n, më shumë se gjysma e votuesve u shprehën kundër Kosovës. Gjithashtu, Federata e Futbollit e Serbisë, insiston që shteti më i ri në Ballkan të mos ketë Përfaqësuese të veten. Anëtarësimi në UEFA e FIFA do të ishte ilegal pa anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /Tribuna/Telegrafi/