Telegrafi

Kosova kalon në epërsi, Rrahmani shënon me kokë

Kosova ka kaluar në epërsi që në minutën e 10-të të ndeshjes me Amir Rrahmanin (1-0).

Ndeshja nisi e balancuar me malazezët që kërkonin të rrezikonin në start të takimit.

Por Kosova që në daljen e parë rrezikoi, me Amir Rrahmanin që gjuajti me kokë, por që portieri e dërgoi topin në këndore.

Por nga kjo këndore prej harkimit të Bersant Celinës, pikërisht ishte Rrahmani që tundi rrjetën me kokë në minutën e 10-të takimit.

Ndeshja po del të jetë e zjarrtë pas provokimeve të tifozëve malazezë. /Telegrafi/