Telegrafi

Kosova kalon në epërsi, gjuajtja e Muriqit devijohet nga një mbrojtës

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Gjeorgjisë në ‘Batumi Arena’ që në fillim të ndeshjes.

Një ndeshje shumë e mirë nga djelmoshat tanë që në start, që e nisën me sulm dhe presing të lartë.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 19-të, pas një aksioni të zgjatur.

Një harkim në zonë i Valon Berishës gjen Vedat Muriqin që godet me kokë, por topi devijohet nga Davit Khocholava për 1-0.

 

Epërsi e merituar e djelmoshave tanë më këtë ndeshje. /Telegrafi/