Site icon Telegrafi

Kosova ka të ardhme të sigurt, U-21 triumfojnë sërish kundër Norvegjisë (Video)

Kosova e grupmoshave të 21-vjeçarëve ka shënuar fitore në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.

Përfaqësuesja e Kosovës triumnfoi para shikuesve në stadiumin mitrovicas “Adem Jashari” kundër Norvegjisë me rezultat 2-2.

Në fakt, mysafirët kishin epërsi prej dygolave pas 35 minutave të zhvilluara të takimit.

Fillimisht, në minutën e katërt realizoi gol Morten Thorsby ndërsa më pas shënoi në të 35 minutë futbollisti i Real Madridit, i huazuar te Hereenveni, Martin Odegaard.

Por, për dy minuta ‘Dardanët’ arritën të barazojnë rezultatin brenda pjesës së parë.

Enis Bytyqi në të 41 minutë zvogëlon epërsinë dhe më pas Florent Hasani, dy minuta para përfundimit të pjesës së parë barazoi gjithçka.

Edhe në 45 minutshin e dytë te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, por hasën në mbrojtje më të kujdesshme.

Kur pritej që takimi të përfundonte me rezultat të barabartë, Bytyqi realizoi golin e dytë personal dy minuta para përfundimit të takimit, i cili ishte edhe i fitores me rezultat 3-2 për Kosovën.

Pas këtij takimi, Kosova rrëmben pozitën e parë me gjashtë pikë ndërsa Norvegjia nuk ka pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version