Përfaqësuesja e Kosovës luan përballë Bullgarisë në ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro 2020.
Dy ekipet përfaqësueses synojnë të marrin pikët maksimale nga kjo ndeshje për të vazhduar objektivin e tyre që është pozita e dytë që i dërgon në Kampionatin Evropian.
Transfermarkt ka publikuar vlerën e dy ekipeve përfaqësuese, ku kësaj radhe Kosova ka vlerën më të madhe.
Lojtari me vlerën më të madhe te Kosova është Milot Rashica që kushton 20 milionë euro.
Përfaqësuesja e Kosovës ka vlerën prej 51,39 milionë euro, derisa renditet në pozitën e 127 në ranglistën e FIFA-s.
Futbollisti më i shtrenjtë tek vendasit është kapiteni Ivelin Popov me vlerë prej tre milionë euro.
Në anën tjetër vlera aktuale e Kombëtares së Bullgarisë është dukshëm më e ulët se ajo e jona me vetëm 19,95 milionë euro.
Përfaqësuesja e Kosovës është dukshëm më e re se rivalja e saj e sontme, me moshën mesatare prej 24,6 për dallim nga bullgarët që kanë moshën mesatare 27,6. /Telegrafi/