Telegrafi

Kosova ka shtatë universitete publike e i mungojnë kuadrot për tregun e punës (Video)

Kosova numëron shtatë universitete publike, cilësia e të cilave sipas njohësve të arsimit, por edhe të ekonomisë, lë shumë për të dëshiruar.

Për çdo vit dalin mijëra të diplomuar nga këto institucione, por shumica prej tyre, mbesin pa punë.

Ibrahim Rexhepit, njohës i ekonomisë, thotë se është rezultat i mosprofilizimit të universiteteve, si dhe fokusimit të të rinjve vetëm në disa profile studimore.

Në zyrën për regjistrimin e të papunëve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në vitin e kaluar 112 mijë e 179 persona janë regjistruar si të papunë.

Prej tyre 68 mijë janë të pakualifikuar, ndërsa me universitet vetëm 226 e të regjistruarve si të papunë.

Albert Matoshi tregon se si në panairin e punës së Odës ekonomike gjermane, kompanitë kanë pasur probleme, pasi nuk ka pasur të kualifikuar për shumë pozita.

Edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, pranon se për tregun e punës të rinjtë tanë nuk janë sa duhet të përgatitur.