Site icon Telegrafi

Kosova ka përkrahjen e plotë të Gjermanisë në procesin e integrimit evropian

Ministrja për Integrim Evropian, Mimoza Ahmetaj prit sot në takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, me të cilën biseduan për agjendën Evropiane të Kosovës dhe, mundësitë për të shtyrë përpara proceset kyçe.

Në takim u bisedua edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Ministrja Ahmetaj foli për rëndësinë e krijimit të kushteve për investitorët potencial që mund të vijnë nga Gjermania në Kosovë për të zhvilluar bizneset e tyre dhe njëkohësisht të kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës.

Ahmetaj potencoi se Kosova e çmon shumë përkrahjen e Gjermanisë dhe konsideron se Gjermania është ndër miqtë kryesorë të Kosovës në arenën ndërkombëtare

Në njoftim thuhet se edhe ambasadorja gjermane ka folur për momentumin e ri të krijuar për investime pasi Kosova ka nënshkruar MSA-në me BE-në.

Ambasadorja Viets konfirmoi vazhdimin e përkrahjes së Gjermanisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik në të mirë të dy vendeve. /Telegrafi/

Exit mobile version