Site icon Telegrafi

Kosova ka nevojë për tifozët në ndeshjen ndaj Islandës, po vazhdon shitja e biletave

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me atë të Islandës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Kjo sfidë është shumë e rëndësishme në ‘Play-Off’, pasi në rast fitore në dy ndeshje Dardanët do të kalonin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Dueli i parë mes Kosovës dhe Islandës zhvillohet të enjten e ardhshme më 20 mars me fillim nga ora 20:45.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka ende bileta në dispozicion dhe shitja e tyre po vazhdon ‘online’.

Sipas njoftimit biletat në jug dhe në veri kushtojnë 5 euro, ato në tribunën lindore kushtojnë 10 euro, teksa në pjesën perëndimore kanë çmim prej 20 eurosh. 

Klikoni KËTU për të blerë biletat e ndeshjes. /Telegrafi/ 

Exit mobile version