Telegrafi

Kosova ka mundësi të mëdha të zhvillimit

Vlerëson se në Kosovë ka shume biznese të suksesshme. Nuk dëshiron të ndaj këshilla të tjerëve, por vetës i ka dhënë për detyrë të jetë sa më kreativ dhe me ideja të reja të kënaq klientët e vet.

“ Për bizneset mund të them se ju duhen nja 6-7 muaj deri sa të marrin veten, pastaj mund të hyjnë në treg. Në Kosovë është klimë shumë e mirë për biznes”, vlerëson zoti Shachar.

O konsideron hendikep faktin se bankat vendore nuk financojnë në kushte të volitshme bizneset, ashtu siç është në vendet tjera. Këtë duhet ndryshuar thekson pronari i Odyssea grup. Konsideron se është gjetur si është më mirë me biznesin e vet në Kosovë.

“ Jam I kënaqur me performancën e biznesit tim. Kam partner qe me rrinë gati, bashkëpunojmë shumë mirë. Planet tjera janë te zhvilloj coofe me AMELIE me franshizë dhe pas 3 vjetësh të hapim franshizë me resurset tona në tri katër vendi siç janë Gjilani, Peja e vendet tjera”, thotë Shachar.

Thotë se në Prishtinë ë ndien vetën shumë mirë. Pas 25 vjet jete ne Izrael vjen në Kosovë. Ajo që i pengon është se në Prishtinë është më ftohët se në vendin e tij. Por përsërit “ jam i kënaqur me jetën në Kosovë”.

Njerëzve që i njoh ju propozoj që të vijnë dhe hapin biznese në Kosovë, thotë Shachar.

“Mendoj se jam ambasador shumë i mirë, po provoj të bindi njerëz që të investojnë në Kosovë. Kam shumë dëshirë që ky vend të shkon përpara”.

Sipas mendimit të tij dhe duke u bazuar në eksperiencën që ka për këto vite pune në Kosovë, Shachar thotë se për ti joshur investitorët e huaj duhen politika fiskale me norma më të ulëta, me programe konkrete në lëmin prodhimit dhe bujqësisë, për të cilën konsideron se mund të jetë bazë shumë ë rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe punësimit./telegrafi/