Telegrafi

Kosova ka mundësi për investime të huaja

Kryetari i OEK-ut Safet Gerxhaliu tha se njëra ndër fokuset kryesore të OEK-ut do të jenë që sa më tepër të punohet në tërheqjen e investimeve të huaja. Sipas tij, Kosova ka probleme për tërheqjen e investimeve të huaja dhe sugjerojë përmirësimin e barrierave të ndryshme qe përballen investitorët.

“Jo stabiliteti me energji elektrike, mos funksionimi i gjykatave dhe byrukracia janë disa nga problemet që i pengojnë më së shumti investitorët dhe e humbin kohën. Për ata koha është shumë e çmuar dhe e limituar”, tha Gërxhaliu.

Ndërkaq, shefi i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë, Mustaf Hasani, tha se aktivitete për promovimin e mundësive për investime do t’i shtrijnë në Slloveni, Kroaci, Turqi si dhe brenda Kosovës për të gjetur mundësi për partneritet jashtë vendit.

“Ne po presim në shtator ta kemi një konsulent të Bankës Botërore të cilët do të punojnë në një memorandum në ofrimin e rekomandimeve që të kenë ndikim në ofrimin e një ambienti më të mirë për tërheqjen e investitorëve. /Telegrafi/