Site icon Telegrafi

Kosova ka luajtur me njëri nga kundërshtarët e Grupit I, ky ishte rezultati (Video)

Kosova ka luajtur kundër Turqisë në një ndeshje miqësore me 21 maj të viti 2014, ndërsa pritet të luajë edhe dy herë të tjera pasi janë së bashku në grupin I.

Turqit e udhëhequr nga Fatih Terim ishin treguar të pamëshirshëm duke e mposhtur Kosovën me rezultat të thellë 6-1.

Kjo ishte ndeshje e dytë me radhë pas lejimit nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve miqësore, transmeton Telegrafi.

Për Kosovën kishte shënuar Albert Bunjaku, ndërsa për turqit shënuan Ahmet Ilhan Ozek, Bilal Kisa, Olcay Sahan, Mustafa Pektemek (2) dhe Alper Potuk.

Kosova ishe afër të realizonte edhe një miqësore kundër Kroacisë, por rregulli që Kosova të mos zhvillojë ndeshje me ish shtet e dala nga Jugosllavia e ndaluan këtë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_0T1BXY8zLk

Exit mobile version