Telegrafi

Kosova ka kapacitete për bimë mjekësore

Zyrtari për Informim i MBPZHR-së, Adil Behramaj, tha se sektori i bimëve mjekësore, është në fazën fillestare të zhvillimit. Sipas tij, aktualisht pak fermerë janë fokusuar në prodhimtari organike.

“Kushtet klimatike dhe tokësore, që mbretërojnë te ne, mundësojnë rritjen e shumë llojeve të bimëve mjekësore, mirëpo për shkak të specifikave të tyre dhe mungesës së njohurive elementare, konsumohen shumë pak dhe përpunohen disa lloje në mënyrë të thjeshtë dhe tradicionale”, ka treguar ai.

Sipas të dhënave të Shoqatës për Bujqësi Organike të Kosovës, në mënyrë të organizuar mblidhen rreth pesë hektarë me bimë mjekësore. /Er/Telegrafi/