Sipas raportit vjetor të Bankë Qendrore të Kosovës (BQK), në fund vitit 2016, numri i përgjithshëm i llogarive bankare ishte 1,875,091, ku shumicën apo 92.85 për qind e bëjnë llogaritë individuale, ndërsa pjesa tjetër e llogarive është e bizneseve.
“Nga raportimet e bankave rezulton se në fund të vitit 2016, numri i përgjithshëm i llogarive bankare të klientëve ishte rreth 1.88 milion, që paraqet një rënie prej 0.6 për qind krahasuar me fundin e vitit 2015. Rreth 98.45 për qind e llogarive janë të rezidentëve, ndërsa rreth 1.55 për qind janë të jorezidentëve.
Nga totali i llogarive, në fund të vitit 2016, rreth 231 mijë llogari kishin qasje online nga interneti për të kryer pagesa apo për të kontrolluar gjendjen e llogarisë, duke shënuar një rritje prej 23.3 për qind në krahasim me vitin 2015”, thuhet në raportin e BQK-së, përcjell Telegrafi.
Sa i përket krahasimit të Kosovës me vendet në rajon, trendet e shpejta të zhvillimit gjatë viteve të fundit ka ndikuar që vendi ynë të ketë përmirësuar pozitën e saj krahasuar me vendet fqinje. /Telegrafi