Politologu boshnjako-amerikan, Jasmin Mujanoviq, ka reaguar pasi Kosova mbeti jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, duke thënë se në rast se demokracitë evropiane nuk e pranojnë Kosovën në Këshillin e Evropës, ato nuk do të mbrojnë “të drejtat e pakicave”.
Sipas tij, BE-ja kësisoj po çon ujë në ‘mullirin’ e autokratit Aleksandër Vuçiq.
“Nëse demokracitë evropiane nuk e pranojnë Kosovën në Këshillin e Evropës, ato nuk do të mbrojnë ‘të drejtat e pakicave’. Në vend të kësaj, ata do të çojnë ujë për regjimin satelitor kryesor të Putin në Evropë, autokratin Vuçiq”, ka shkruar ai në X, transmeton Telegrafi.
If Europe’s democracies do not admit Kosovo to the Council of Europe they will not be standing for “minority rights”. Instead they will be carrying water for Xi and Putin’s leading satellite regime in Europe, the autocrat Vucic. https://t.co/AYBmZYucN3
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) May 17, 2024
Në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave, sipas ueb-faqes zyrtare të KiE-së, nuk u përfshi votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.
Kosova veçse ka kaluar dy faza në procesin e pranimit në këtë organizatë, dhe Komiteti i Ministrave është ai që vendos nëse një shtet do të pranohet ose jo në Këshillin e Evropës.
Pas kalimit të rekomandimit për pranimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, disa shtete vendosën kusht që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nëse dëshiron të bëhet anëtare e organizatës me seli në Strasburg. /Telegrafi/