Përfaqësuesja e Kosovës ka vijuar sot (e shtunë) me përgatitjet për miqësoren e radhës kundër Zvicrës, që zhvillohet të martën, më 29 mars, në Cyrih.
Në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Alain Giresse ka ndarë futbollistët në dy grupe.
Në grupin e parë kanë qenë lojtarët që kanë qenë të angazhuar si titullarë në miqësoren ndaj Burkina Fasos dhe kanë stërvitur pa ngarkesa të mëdha, derisa lojtarët e tjerë kanë punuar me intensitet të plotë.
Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë, pas asaj paraqitje të shkëlqyeshme në miqësoren e së mërkurës.
Gjatë stërvitjeve u vërenjtë e forma e mirë e futbollistëve të të gjitha reparteve.
Ndërkohë, tashmë për shkak të lëndimit të pësuar para ndeshjes së parë, Elbasan Rashani është rikthyer në Francë.
Stërvitjen e fundit para udhëtimit në Cyrih, Dardanët do ta zhvillojnë, të dielën, në orën 10:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa të hënën në mëngjes udhëtojnë drejt Zvicrës. /Telegrafi/