Telegrafi

Kosova importoi 337.1 GWh energji elektrike, eksportoi vetëm 1.4 GWh

1,366.8 mijë tonë thëngjill janë prodhuar në tremujorin e tretë të këtij viti në Kosovë, kurse sasia bruto e energjisë elektrike e prodhuar në termocentrale është 889.6 GWh dhe në hidrocentrale është 28.8 GWh.

Në këtë tremujor, Kosova ka importuar 337.1 GWh energji elektrike dhe ka eksportuar 1.4 GWh energji elektrike.

Sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 908.7 GWh energji elektrike.

Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar(TM 3 2013), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 4.2%.

Kështu thuhet në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në ‘Bilancin e Energjisë për TM3 2014’.

Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. /kp/