Që të dy lojtarët kanë pasur takim me Albert Bunjakun dhe ndihmësin e tij Muharrem Sahiti më 7 maj të këtij viti ku trajnerët e Kosovës përcollën ndeshjen mes Grashopperit dhe St.Gallen. Pas bisedave që patën, të dy lojtarët kanë dhënë përgjigje pozitive për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e radhës ndaj Turqisë më 21 maj dhe ndaj Senegalit më 25 të këtij muaji që do të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës.
Avdijaj deri më tani ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës për grupmoshat U17, U18 dhe U19, ndërsa ka zhvilluar 14 ndeshje ku ka shënuar tre gola. Ndërkohë, Kombëtarja U21 e Shqipërisë ka mbetur pa kapitenin e saj. Mesfushori Imran Bunjaku që ka zhvilluar 13 ndeshje me ‘kuqezinjtë’, nga tani do të jetë pjesë e Kosovës. /Tribuna/Telegrafi/