Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në ndeshjet kualifikuese për Evropian.
Për dallim nga dy humbjet e para ndaj Lituanisë dhe Gjermanisë, Kosova sot bëri një paraqitje më të mirë kundër Rusisë, raporton Koha.
Rezultati përfundimtar kundër Rusisë ishte 32-22. Në pjesën e parë djelmoshat kosovarë u treguan mjaft të mirë duke e mbyllur atë me vetëm 3 pikë diferencë, 12:9 në të mirë të rusëve.
Duhet theksuar se para takimit të zhvilluar në Garliava të Lituanisë u ekzekutuan himnet e të dyja shteteve, ndërsa Kosova u paraqit me simbolet shtetërore.
Kosova përfundon këto kualifikime si e fundit në tabelë, pa asnjë fitore.