Telegrafi

Kosova humb në gjysmëfinale

Kosova U18 është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Europian, Divizioni C, nga Azerbajxhani duke mos kaluar në finalen e madhe për të kaluar tutje në Divizionin B.

Pas katër fitoreve rresht në grup, Kosova u mposht 77 me 66 nga Azerbajxhani.

Kosova nisi dobët ndeshjen duke pësuar 26:12 në çerekun e parë, ndërsa epërsinë e ngushtoi për gjashtë pikë në periudhën e dytë.

Në të tretën Azerbajxhani fitoi me katër pikë epërsi duke i pamundësuar Kosovës që të kthehet në fund.