Site icon Telegrafi

Kosova hap ambasadën e saj në Norvegji, ambasadori Emra dorëzoi kredencialet te mbreti norvegjez

Kosova ka hapur edhe zyrtarisht ambasadën e saj në Oslo të Norvegjisë.

Ambasadori i parë i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra i ka dorëzuar sot Letrat Kredenciale tek lartmadhëria e tij Mbreti i Norvegjisë, Harald V, duke u akredituar si Ambasador Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori Emra ka thënë se ky është një moment i veçantë, ku ka falënderuar të gjithë ata që ia besuan këtë detyrë të rëndësishme shtetërore.

Uliks Emra, ka përfunduar fakultetin Juridik si dhe Masterin në Shkencat Penale në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin në Diplomaci në Universitetin e Zagrebit.

Ai është diplomat i karrierës, i cili ka kryer funksione të rëndësishme në institucionet shtetërore dhe në hierarkinë e lartë të MPJ. Ai Ka qene zëvendësdrejtor i Përgjithshëm, u.d i Drejtorit të Përgjithshëm, Zëvendës Ambasador ne Kroaci, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Kroaci, sekretar në Institutin për Hulumtimin e krimeve të luftës.

Më poshtë postimi i plotë i Uliks Emra:

Zyrtarisht Ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë.

Çaste nga dorëzimi i Letrave Kredenciale, Lartmadhërisë së tij Mbretit të Norvegjisë Harald V.

Ky moment shënon edhe zyrtarizimin tim si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë.

Me kete rast, dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë besuar këtë detyrë të rëndësishme shtetërore, duke u zotuar që ashtu sikurse deri tani në punën time do të mbizotëroj vetëm interesi shtetëror dhe ai kombëtar.

Gjithashtu, dua të falënderoj familjen time, miqtë e mikeshat, si dhe të gjithë ata që në forma të ndryshme më kanë përkrahur dhe mbështetur në rrugëtimin tim të gjatë.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për bashkatdhetarët tanë në Kroaci, me të cilët këto 5 vitet e fundit kam pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm.

Në fund (jo për nga rëndësia por nga renditja), këtë moment dua të ja dedikoj dy njerëzve të veçantë, falë të cilëve unë jam ai që prezantohem sot para jush.

Faleminderit babait tim Fikrim Emra si dhe nënës Shpresa Emra.

Krenar me vendim tim

Officially Ambassador of the Republic of Kosovo to the Kingdom of Norway. /Telegrafi/

Exit mobile version