Site icon Telegrafi

Kosova – Haiti, LIVE në HD, falas për të gjithë nga IPKO

Për shkak të rëndësisë dhe pritjes së gjatë për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, ndeshja miqësore mes kombëtares sonë me atë të Haitit, ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm te sportdashësit vendorë, por edhe ata ndërkombëtarë. Por jo të gjithë do ta kenë mundësinë të jenë në stadium, dhe shumica do ta përcjellin ndeshjen nga televizori brenda ose jashtë shtëpisë.

Për t’i përjetuar të gjitha emocionet e ndeshjes sikurse në stadium, me cilësinë më të mirë të fotografisë dhe zërit, IPKO do ta transmetojë ndeshjen mes Kosovës dhe Haitit drejtpërdrejt në kanalet High Definition. Por, kjo nuk është e tëra, pasi që këtë mundësi nuk do ta kenë vetëm ata që janë të abonuar në pakon premium të IPKO-së, pasi që transmetimi do të jetë i hapur për të gjithë ata që kanë një resiver digjital, edhe nëse nuk kanë abonim aktiv.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i ndeshjes do të bëhet në kanalet Super Sport 3, Super Sport 3 HD, SuperSport Kosova 1 dhe SuperSport Kosova 1 HD.

Promo video e ndeshjes:

Exit mobile version