Site icon Telegrafi

Kosova – Haiti, ekskluzivisht në RTK

RTK do ta bëjë transmetimin e drejtpërdrejt të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Haitit, e cila zhvillohet, të mërkurën, më 5 mars, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, në orën 15:00 dhe atë në të dyja rrjetet, tokësor dhe satelitor.

Kësisoj, RTK edhe një herë përmbush misionin e saj për publikun dhe iu ofron mundësinë bashkatdhetarëve kudo që jetojnë që t’i përjetojnë emocionet që do të dhurojë ndeshja historike kundër Haitit. /Rtklive/Telegrafi/ 

Exit mobile version