Kosova është grumbulluar sot në Paris, derisa prej nesër do t’i fillojë stërvitjet për dy ndeshjet miqësore kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos.
Ndeshjet do të zhvillohen me 24 mars, përkatësisht 27 mars.
Përzgjedhësi Bernard Challandes në dy ditët e para ka planifikuar stërvitje dy herë në ditë, për ta përgatitur sa më mirë ekipin për këto dy miqësore.
Trajneri zviceran Challandes, do ta ketë mundësin që të takohet për herë të parë me lojtarët.
Ai është emëruar para disa muajsh përzgjedh i Kosovës.
Risi e listës së tij janë tre emra me Edon Zhegrovë, Gjelbrim Tapin dhe Idriz Vocën që janë ftuar së pari. /Telegrafi/
Agjenda e Kosovës
E mërkurë, 21 mars
11:00 – Stërvitja e paraditës
16:30 – Stërvitja e pasditës
E enjte, 22 mars
11:00 – Stërvitja e paraditës
16:30 – Stërvitja e pasditës
E premte, 23 mars
16:30 – Stërvitje
E shtunë, 24 mars
20:00 – Ndeshja Kosova – Madagaskar
E diel, 25 mars
16:30 – Stërvitje – rigjenerim
E hënë, 26 mars
16:30 – Stërvitje
E martë, 27 mars
18:00 – Ndeshja Kosova – Burkina Faso