Telegrafi

“Kosova gëzon” në Teatrin e Operës

Interpretojnë Grupi i Valleve të Ansamblit Popullor, nën drejtimin e Rexhep Çelikut, Grupi vokal nën drejtimin e Gramoz Burbës, Orkestra e Ansamblit Popullor, nën drejtimin e Vladimir Hasimit. I ftuar është grupi polifonik “KAON” i Delvinës.

Organizatorët kanë hartuar një program të pasur me këngë dhe valle nga e gjithë hapësira shqiptare e në veçanti nga trevat e Kosovës, për të treguar edhe një herë solidaritetin që shqiptarët kanë me njëri-tjetrin në çdo rrethanë, qofshin këto të gëzuara, ose jo. /Panorama/