Kosova do të prezantohet me përfaqësueset e grupmoshave U 16 , U 18 dhe U 20.
“Gjithçka është gati , kanë mbetur disa detaje të vogla teknike të cilat do të rregullohen gjatë kësaj jave”, ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci.
Ekspedita jonë për në Vesterm nis më 17 gusht. Për këtë aktivitetet përfaqësueset tona U 16, U 18 dhe U 20 vazhdojnë të përgatiten në Gjakovë në kampin e organizuar nga FHK-ja. Kampi dy javor përfundon të dielën e kësaj jave. /Telegrafi/