Telegrafi

Kosova gati për reciprocitet

 Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina janë shtetet, të cilat që nga viti 2008 kanë bllokuar produktet kosovare. Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se Qeveria është vonuar në këtë drejtim.

Është çështje javësh kur ekzekutivi i vendit do të vendosë masa reciproke ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, tha se nëse këto dy shtete vazhdojnë të shkelin marrëveshjen e CEFTA-s, atëherë Qeveria e Kosovës do të vendosë doganimin e mallrave të mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. /Telegrafi/