Mbrojtësi Lirim Kastrati pritet të ftohet nga përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki për ndeshjen e 11 qershorit kundër Turqisë.
Bunjaki ka thënë se do të jetë një lojtar i ri në listë, por nuk ka zbuluar emrin, ndërkohë që burime të gazetës Koha Ditore pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 18-vjeçarin e skuadrës së Romës.
Ndërkohë që Kastrati ka vendosur kë të përfaqësojë në nivel shtetesh, Florent Hadërxhonaj është në mes Zvicrës e Kosovës.
Albian Ajeti tashmë ka vendosur të përfaqësojë Zvicrën.