Site icon Telegrafi

Kosova, ftesë zyrtare për vëllezërit Ajeti

“Shpërndarja e ftesave ka filluar sot (e hënë) dhe do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Ndërsa, më 2 mars publikohet lista zyrtare”, tha Bunjaku për gazetën.

Mirëpo, gazeta Arena ka arritur t’i mësoj disa nga emrat e futbollistëve që i ka ftuar Bunjaku e që pritet t’i veshin fanellat e skuadrës kosovare më 5 mars. Në mesin e të ftuarve janë edhe dy vëllezërit, Arlind e Albian Ajeti që luajnë në Zvicër. Mbrojtësi 20 vjeçar, Arlind Ajeti aktualisht luan për Baselin dhe Përfaqësuesen U-21 të Zvicrës, kurse sulmuesi 17 vjeçar, Albian Ajeti luan për ekipin U-19 të Baselit dhe në Përfaqësuesen U-17 të Zvicrës. Në të dyja këto skuadra, luan edhe Adonis Ajeti, binjaku i Albianit, por ky i fundit nuk është ftuar për 5 mars.

Ftesat e marra nga Bunjaku i ka konfirmuar për Arenën edhe vet babai i këtyre tre lojtarëve, Afrim Ajeti. “Përzgjedhësi Albert Bunjaku fillimisht më ka kontaktuar nga Londra dhe më njoftoi se do t’i ftojë të dy djemtë e mi, Arlindin dhe Albianin. Ftesa e tij tashmë besoj të ketë arritur në klub. Por, një kopje të ftesës Bunjaku ma ka dërguar edhe mua”, deklaroi Afrimi për gazetën. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version