Ekipi i Kosovës ka fituar me rezultat të thellë 5-0 edhe në ndeshjen e dytë ndaj Kenias në turneut Red Bull Neymar Jr’s Five që po mbahet në Doha të Katarit.
Kosova e ka nisur në mënyrë të përkryer turneun Red Bull Neymar Jr’s Five, duke fituar thellë dy ndeshjet e para në Grupin I.
Pas fitores 5-0 në ndeshjen e parë ndaj Azerbajxhanit, djelmoshat tanë kanë fituar me rezultat të njëjtë edhe ndaj Kenias, ndërsa nuk ka munguar spektakli.
Golat për Kosovën u shënuan përsëri nga shënuesit e njëjtë, dy nga Behar Topalli dhe nga një nga Lavdim Gashi, Blend Gashi dhe Arif Limani.
Me këtë fitore, Kosova e kalon grupin nga vendi i parë, ndërsa nesër (e martë) luan ndeshjet e radhës.
Ndeshja e fundit dhe pa ndonjë presion për Kosovën është vëllazërorja ndaj Shqipërisë, ndeshje që pritet të fillojë nga ora 20:30. /Telegrafi/