Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka arritur të mposht atë të Luksemburgut me rezultat të ngushtë 84:80.
Dardanët kanë arritur ta fitojnë edhe ndeshjen e dytë të vlefshme për para-kualifikimet në Kupën e Botës 2023.
Pas fitores në Prishtinë ndaj Islandës, Kosova ka mposhtur edhe Luksemburgun në udhëtim.
Djelmoshat tonë e nisën mirë ndeshjen duke e mbyllur çerekun e parë me epërsi 25:20, por u mposhtën në çerekun e dytë me rezultat 25:19 dhe shkuan në pushim pranë rezultatin 45:44.
Pjesa e dytë u zhvillua me dy pjesë të ndryshme, ku e para u fitua nga vendasit, ndërsa e dyta u dominua nga Kosova duke siguruar edhe fitoren.
Çereku i tretë u mbyll 20:16 në të mirë të vendasve, duke quar rezultatin 65:60, ndërsa në çerekun e katërt Kosova triumfoi 24:15 apo në fund me rezultat përfundimtar 84:80.
Te Kosova u dalluan Drilon Hajrizi me 25 pikë e shtatë kërcime dhe Erjon Kastrati me 19 pikë dhe Gëzim Morina me 13.
Në këtë ndeshje, Kosova është përkrahur edhe nga një numër i madh i tifozëve Dardanë.
Ndeshjet e ardhshme do të jenë në nëntor-dhjetor, ndaj Sllovakisë dhe Islandës në udhëtim. /Telegrafi/