Kosova ka shënuar fitore në përballje me Shqipërinë në Kampionatin Evropian U-20 Divizioni B.
Përfaqësuesja e Kosovës fitoi me rezultat prej 62-55. Tre çerekët e parë të takimin ishin mjaft të baraspeshuar, por në çerekun e fundit basketbollistët e Ilir Selmanit u treguan më efikas duke e fituar atë 18-12.
Në radhët e Kosovës më i miri ishte Blendi Kadusha me 17 pikë, 7 kërcime, dhe 3 asistime, kurse për Shqipërinë më efikasi ishte Dod Lekndreaj me 18 pikë, 8 kërcime dhe 1 asist, transmeton Koha.net.
Një ditë më parë Kosova ishte mposhtur nga Holanda, kurse Shqipëria nga Britania e Madhe.
Statistikat për Kosovën janë këto:
Kurse për Shqipërinë më të mirët ishin: