Site icon Telegrafi

Kosova fiton miqësoren ndaj Shqipërisë

Kosova U-18 në konkurrencën e meshkujve ka fituar miqësoren ndaj Shqipërisë U-18, me rezultat 54:46, në turneun që po zhvillohet në Shkup, ku po marrin pjesë edhe Maqedonia Veriore si mikpritëse dhe Bullgaria.

Përzgjedhësi i Kosovës U-18, Gyltekin Selimi, është shprehur i kënaqur me fitoren, edhe pse siç ka thënë ka mundur të bëjnë edhe më shumë.

Kosova nesër (e shtunë) nga ora 20:00 do të luajë ndaj Maqedonisë Veriore, kurse të dielën nga ora 18:00 përballet me Bullgarinë. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Shkup.

Djelmoshat e rinj kosovarë po përgatiten për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që do të zhvillohet nga 26 korriku deri më 4 gusht në Oradea të Rumanisë.

Kosova është në Grupin D së bashku me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.

Exit mobile version