Përfaqësuesja e femrave të Kosovës ka zhvilluar ndeshje miqësore në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.
Kundërshtaret e vashave kosovare ishin ato fqinje nga Mali i Zi.
Në fund Kosova arriti fitore të merituar me rezultat të ngushtë 3-2.
Golat për Kosovën në këtë takim u shënuan nga Valentina Limani, Mirela Jakupi dhe Kaltrina Biçkaj.
Kjo ishta ndeshja e parë miqësore për Përfaqësuesen e Kosovës femrat që u zhvillua në ‘Adem Jashari’. /Telegrafi/