Site icon Telegrafi

Kosova fiton edhe si mysafir ndaj Britanisë së Madhe, siguron kualifikimet e rregullta për “Euro 2026”

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll i ka siguruar kualifikimet e rregullta të Evropianit që do të mbahet pas dy vjetësh, duke mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Britaninë e Madhe me rezultat 29:23.

Hendbollistët e Kosovës të udhëhequr nga përzgjedhësi Bujar Qerimi, nuk kanë lejuar befasi as të shtunë në Derby, pasi në mesjavë në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, fituan 30:22.

Kosova në Derby kishte epërsi prej dy golave pas pjesës së parë, me rezultat 13:11.

Në pjesën e dytë, Kosova vazhdoi lojën e mirë për të kaluar në fazën tjetër të kualifikimeve me rezultatin e përgjithshëm 59:45.

Valon Dedaj te Kosova ishte sërish më i dalluari, ku shënoi 6 gola, ndërsa Leonard Gegaj kishte 5 gola.

Paraqitje të mië kishin edhe Armend Alaj, Luigj Quni, Bujar Ramosajm Rron Ramadani, Dominik Palushi dhe Jon Muqolli.

Në portë po ashtu mirë u paraqit edhe Haris Berisha në portë pati 13 pritje nga 30 gjuajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version