Prej më se 530 nxënësve pjesëmarrës në këtë Botëror nga 43 vende të ndryshme të botës duke përfshirë vendet nga Afrika dhe Ballkani, fituese ka dalur skuadra e Kosovës falë lojës më të mirë të shfaqur gjatë turneut. Në këtë Botëror nuk u lejua që të fliteshin gjuhë tjera pos asaj turke.
“Jam shumë i kënaqur për titullin e fituar në Turqi, nuk kam dëshirë që ai të jetë i fundit në fanellën e përfaqësueses së Kosovës”, theksoi qendërmbrojtësi Fatih Sylka. /Telegrafi/