Telegrafi

Kosova fiton bindshëm ndaj San Marinos në basketboll (Foto)

Kosova U18 po merr pjesë në Kampionatin Europian U18 – Divizioni C dhe sot është ndeshur me San Marinon.

Kosovarët e rinj kanë fituar bindshëm me rezultat 86 – 54, transmeton Koha.net.

Kosova është pjesë e Grupit B me San Marinon, Malten, Moldovinë dhe Uellsin.